Futboll Seria A Sport

I KËRKOJNË AUTOGRAF NË FANELLËN E HYSAJT/ Mertens vë duart në kokë: A je mirë nga mendja (VIDEO)

Futbollistët e Napolit janë mësuar të ndalen në dyert e klubit ku për orë të tëra presin tifozë të cilët duan të marrin autografe prej tyre. Dikush në fletë, dikush në foto e dikush edhe në fanella. Por sigurisht që Dris Mertens as nuk e kishte menduar ndonjëherë që do të ndalej të firmoste një autograf në fanellën e… Elseid Hysajt.

Kjo ka qenë pamja e çuditshme që i është shfaqur pak ditë më parë lojtarit, e regjistruar në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Mertens ndalet për të firmosur autografet me tifozët, kur një prej tyre i drejton fanellën e Hysajt. Sulmuesi nuk u beson syve dhe vë duart në kokë. “A je mirë nga mendja!”, thotë ai duke qeshur ndërsa më pas bëhet gati të firmosë.

“A e di të paktën se ku luan tani Hysaj”, tha ai mes të qeshurave edhe të tifozëve që po ndiqnin të argëtuar këtë skenë mjaft humoristike me futbollistin belg.

Related posts

Pjesa e parë/ Kukësi shkërmoq Partizanin, kjo nuk pritej

Sadik.Autor

Sherri mes lojtarëve të City dhe United, arsyeja është..IBRAHIMOVIC

Q.Autor

“ËSHTË ENDE HERËT QË TË RIKTHEHEMI”/ Bale: “La Decima” më e preferuara, ja me cilën skuadër jam tifoz

Delo.autor

Leave a Comment