Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Nuk kanë fund telashet për Devollin, mungesat ndryshojnë sërish formacionin

Blutë e Dinamos do të kenë të paktën tri mungesa të sigurta në ndeshjen e radhës me Teutën, që do të luhet të dielën në orën 16:45 në “Elbasan Arena”.

Indrit Prodani dhe Lancinet Sidibe janë të skualifikuar për këtë sfidë, pas kartonëve të marrë ndaj Laçit. Prodani u ndëshkua me të kuq pas përplasjes me arbitrin pas ndeshjes, ndërsa Sidibe plotësoi numrin 4 të kartonëve të verdhë. Më shumë problem është mungesa e Sidibesë, pasi për qendrën e mesfushës alternativat janë më të kufizuara.

I gatshëm është Sabien Lilaj, ndërsa për dy mesfushorët e tjerë stafi teknik duhet të vendosë gjatë javës. Demiri, që ka luajtur në këtë pozicion, u ul në stol ndaj Laçit, ashtu si dhe Ali Samake, që është aktivizuar më parë edhe në qendër të mesfushës, por edhe si mbrojtës i majtë, kështu që ka më shumë shanse të luajë ndaj Teutës. Një alternativë për mesfushën është edhe Siljanovski. Mungesa tjetër e sigurt është ajo e Aleksandër Isaevskit, i dëmtuar kohë më parë.

Related posts

E FUNDIT/ MILANI në “ankth”: UEFA jep njoftimin e rëndësishëm për “Djallin”, do të ketë…

Isa.Autor

E ARDHMJA E EDON ZHEGROVËS/ Sulmuesi dardan pëlqehet në Premier League

F.autor

Kërkon të ushqejë gjirafat, por mbrojtësit brazilian i ndodh “gjëma”…

Sadik.Autor

Leave a Comment