Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO CILËSORE/ Durrsakët “të blinduar”. Ja pse pretendojnë titullin…

Teuta ka bërë në letër një prej merkatove më cilësore këtë verë sa u përket klubeve të Kategorisë Superiore. Të afrosh njëherësh në skuadër emrat si Dejvi Bregu, Blerim Krasniqi, Erando Karabeci dhe Asion Daja nuk është asnjëherë e lehtë. Investimi që kanë bërë presidentët Edmond Hasanbelliu dhe Ardian Bardhi është shumë i madh për këtë sezon futbollistik.

Duke shtuar këtu edhe afrime të tjera që rrisin konkurrencën dhe janë alternativa serioze për çdo repart si Iran Gonçalves, Denis Pjeshka, Aldrit Oshafi, Brendon Smajli dhe Silvio Zogaj, e bëjnë Teutën të “blinduar” në çdo pozicion. Lufta për një vend titullari është veçanërisht e madhe në mesfushë, aty ku emra si Aleksi, Avdyli, Daja dhe Karabeci, do të luftojnë për dy vende për vetë rolet që kanë. Ndërkohë, afrimi i Bregut në fundin e merkatos ishte si qershia mbi tortë, pasi vlonjati do të bëjë rolin e Kallakut.

Related posts

Fiorentina dhe Napoli interesohen për mesfushorin e talentuar të Kosovës

Sadik.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, ja të gjitha vendimet

Delo.autor

KAOS TE BARCELONA/ Flet ish legjenda e klubit: Nuk e dua Neymar të kthehet sepse…

F.autor

Leave a Comment