Futboll Sport

SKANDAL/ Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit detyrohet të njohë vajzën e lindur në vitin 1999

Samuel Eto do të duhet që përveç detyrës që ka si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, të mendojë që të bëjë më shpesh edhe detyrën e babait, pasi kështu thotë një gjykatë në Madrid. Kjo e fundit ka detyruar ish-sulmuesin kamerunas që të njohë të bijën e lindur në vitin 1999 dhe të cilin ai e kishte braktisur.

Erika Do Rosario Neves është vajza e cila ka lindur nga lidhja e Eto me të ëmën, Adileusa, e cila para gjykatës ka treguar provat bilogjike dhe të gjitha detajet se si kishte qenë në një marrëdhënie me ish-sulmuesin e njohur afrikan i cili në karrierën e tij ka shkëlqyer me Barcelonën e Interin.

Sapo ajo i kishte treguar se ishte shtatzënë, Eto praktikisht ishte zhdukur, duke mos iu përgjigjur telefonatave të gruas, apo e-maileve të saj. Pas 22 vitesh, tani gjykata në Madrid e ka detyruar atë që të njohë atësinë e kësaj vajze dhe ta mbështetë edhe financiarisht, duke i paguar një çek prej 1400 eurosh në muaj.

Related posts

JUVENTUS PËRBALLË RONALDOS? Do të ndodhë, nuk është shaka (FOTO)

Delo.autor

MILANI BËN DIFERENCËN/ Mbrojtja më e mirë e vitit 2019, klubi “blindon”…

Delo.autor

SKANDALI NË ITALI/ Grabitet shtëpia e Paolo Rossit gjatë ceremonisë mortore për legjendën e futbollit

Delo.autor

Leave a Comment