Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Tre raste të njëpasnjëshme për gjirokastritët

Është duke u luajtur sfida mes Luftëtarit dhe Tiranës për aktin e parë të gjysmëfinales së “Kupës së Shqipërisë”.

58691857_1055908441273408_8344607434442014720_nKjo sfidë do të jetë shumë deçizive për të dyja skuadrat, të cilat e shohin kupën si një trofe të rëndësishëm, pas sigurimit të mbijetësës në Superiore.

Luftëtari në këtë sfidë do të zbresë në fushën e lojës me një mungesë të madhe atë të Dungës.

Ndërsa Tirana zbret në fushën  e lojës me formacionin e tyre të zakonshëm.

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

 

27′ Hoxhallari tenton të gjejë Ngonë me një pasim të gjatë, por pa fryte.

24′ Tirana kroson me Kobinah, topi shkon tek Imami që e çon jashtë vijave kufizuese. Asnjë shqetësim për Bakajn.

20′ Fili godet topi devijon dhe Luftëtari fiton goditje këndi.

18′ Rapo godet, topi devijon, por Abibi largon në korner. Rivënia këndore kryhet, Aleksit i vjen topi në këmbë e djathtë, godet Abibi humbet topin nga duart.

15′ Luftëtarri del disi nga gjysmëfusha e vet dhe shtyn përpara pas rastit të humbur të Kobihas.

11′ Penallti në lëvizje pë Tiranën, Kobinah godet, por Xhekson shpëton Luftëtarin nga një gol i sigurt, duke devijuar goditjen.

9′ Tiran ka zotërimin e topit dhe afrohet gradualisht në zonën e gjirokastritëve.

7′ Rapo kroson, por Abibi zotëron sferën pa asnjë problem.

6′ Aksion i bukur i Tiranës, që gjen Ngonë në krah duke krosuar. Topi u largua nga mbrojtja e  Luftëtarit.

5′ Minuta të qeta dhe pa raste në minutat e para që po shërbejnë pë skuadrat të njohin njëra-tjetrën.

3′ E ashpër loja, shumë faulla në mesin e fushës nga të dyja skuadrat.

1′ Starton sfida në Gjirokastër. Topin e parë e shkelmon Luftëtari. Demo dhe Kobinah janë shtrirë në tokë pas një përplasje kokë më kokë.

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: E.Bakaj, Rrapa R.Hoxha, Kotsionis, Jackson, Aleksi, Rrapo, Fili, Ymeraj, Demo, Oshafi. Trajner: Julian Ahmataj

bandicam 2019-04-24 15-26-04-392

Tirana: Abibi, Doka, Goxha, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Mauexhe, Hasani, Oduamadi, Kobina, Ngo. Trajner: Ardian Mema
bandicam 2019-04-24 15-26-40-739

Related posts

Kupa e Gjermanisë / Bayern kalon në finale me goleadë

Sadik.Autor

DERBI CITY-UNITED/ Shpërthen festa në “Etihad Stadium”, vendasit në avantazh

F.autor

ZYRTARE/ UEFA jep lajmin e madh, kombëtaret pjesmarrëse në “Euro 2020” mund të…

Delo.autor

Leave a Comment