Futboll Seria A Sport

ASLLANI TITULLAR NË SERIE A/ Trajneri i Empolit e pranon: Po tregon më shumë se sa pritnim nga ai

Kristjan Asllani po djeg me shpejtësi etapat dhe nga një talent premtues, po kthehet pak nga pak në një realitet në futbollin italian. Mesfushori shqiptar, tashmë shihet si një lojtar i cili mund të luajë si titullar rregullisht te Empoli dhe jo thjesht për t’u përshtatur me elitën e futbollit italian.

Këtë e ka pranuar edhe trajneri Aurelio Andreacoli, i cili në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar se është mëse i kënaqur me djaloshin që po paraqitet edhe më mirë se sa mendohej, duke marrë parasysh moshën e re dhe mungesën e eksperiencës.

“Rritja e Asllanit? Kishte gjëra që duheshin verifikuar, por ne kishim bindje që lindnin nga gjashtë muajt paraardhës. Djaloshi është i aftë, po tregon atë që të gjithë ne mendonim, me raste edhe diçka më shumë. Ai ka fatin që luan përkrah Stulac nga i cili mund të mësojë shumë, ndërsa ne kemi fatin që kemi Leon i cili bën gjithmonë pjesën e tij”, tha Andreacoli për talentin shqiptar në konferencën e sotme për shtyp, para sfidës me Sampdorian.

Related posts

Befason Griezmann: Marseille është skuadra më e mirë e Francës

Sadik.Autor

Mascherano: Isha shumë afër kalimit te Napoli në vitin 2014

Q.Autor

TËRHEQ VËMENDJEN E KLUBEVE GJIGANTË TË EUROPËS/ De Ligt vendos: Nuk largohem nga Ajax për…

Delo.autor

Leave a Comment