Futboll Sport

“KUR TË KTHEHEM DO THYEJ STADIUMIN”/ Ibra kërcënon Inter, Milan kryqëzon gishtat për “djallin” më të famshëm

Stefano Pioli dhe i gjithë ambienti në shtëpinë e Milan kanë nisur të numërojnë ditët kur Zlatan Ibrahimovic do të zbres në fushë: “Zlatan është më mirë, mendoj se këtë të shtunë, ose të dielën, do të rifillojë të vrapojë”, kështu u shpreh trajneri kur u pyet mbi gjendjen e sulmuesit suedez. Vet Ibra është përpjekur të mbajnë të karikuar tifozët:

“Kur të rikthehem do e thyej stadium. Të fitoj tani me Milan me jep më shumë kënaqësi se sa 10 vite më parë”, u shpreh sulmuesi.

Ibra po përgatitet për rikthimin e tij të madh, po përgatitet fuqishëm me shpresën të fitojë edhe një herë titullin kampion në Serie A. Ibra pësoi një dëmtim në tendinën e Akilit, hera e dytë këtë sezon, që e ka kushtëzuar shumë në lojë dhe në paraqitjet e tij. Objektivi i tij dhe i stafit mjekësor është që të jetë në fushë, në derbi përballë Inter, në Kupën e Italisë.

Related posts

Ferrari e nxori nga pista, Luis Hamilton shpërthen në akuza (VIDEO)

Isa.Autor

PAS 3 MUAJ NGA SHKARKIMI I TOTTENHAM/ Pochettino, një telefonatë larg skuadrës së re

Delo.autor

NJË “UJK” SI QUAGLIARELLA/ Veterani i jep avantazhin Sampdorias dhe vendos rekord (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment