Futboll Sport

“LUFTA” PËR HAALAND/ Norvegjezi përplas Barcelona dhe Real Madrid, Perez me mision të fshehtë

Erling Haaland mbetet një emër shumë i “nxehtë” në tregun e transferimeve, një sulmues që kërkohet nga pjesa më e madhe e klubeve evropiane. Prej kohësh pas biondit janë vendosur edhe dy gjigandët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona. Sipas të përditshmes Sport, dy ekipet pritet të nisin një “luftë” ndërmjet tyre për të siguruar shërbimet e sulmuesit të B.Dortmund.

Gjithnjë sipas Sport: emisarët e Real Madrid janë takuar në Monako me përfaqësuesin e Haaland për të gjetur një akord paraprak, ndërsa nga ana tjetër Barcelona i ofron sulmuesit mundësinë për të qenë ai ylli i ri i ekipit, të jetë ai pika e referimit, pa asnjë konkurrent, në mënyrë që të synojë me kohë të plotë të fitojë “Topin e Artë”.

Related posts

KËSHILLON MBROJTËSIN RAMOS/ Saviola: Duhet të largohet nga Real Madrid dhe të kalojë tek…

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA/ Cili ishte më produktivi i Serie A më 2021? Ja golashënuesi më i mirë

Delo.autor

ARGJENTINA NË RADARËT E FIFA-S/ Kampionët e botës nën hetim nga organi më i lartë i futbollit

F.autor

Leave a Comment