Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Real Madrid mposht Alaves në “Bernabeu” dhe vazhdon arratinë në krye

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Alaves me rezultat 3–0 në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Pjesa e parë ishte shumë zhgënjyese, ku asnjëra nga skuadrat nuk arritën të krijonin asnjë rast të vetëm.

Në pjesën e dytë Real Madridi filloi të luajë më shumë, duke krijuar edhe raste, siç ishte ai i minutës së 55-të, kur Vinicius Junior gjuan, por portieri Fernando Pacheco ishte në vend.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 63-të, ku Marco Asensio shënoi për 1-0 me një goditje të fuqishme nga distanca.

Mbretërit kishin raste të mira edhe në minutat 76’ dhe 77’, por Dani Carvajal dhe Karim Benzema nuk arritën të shënonin.

Në minutën e 80-të erdhi goli i qetësisë për Realin, kur Benzema pasoi te Vinicius dhe ky i fundit shënoi për 2-0.

Në kohën shtesë Real Madridi fitoi penallti dhe Benzema ishte i saktë për 3-0.

Reali u kthye te fitorja në kampionat, ku me 57 pikë është lider.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ As Angelli dhe as Perez, ja kush ishte ideatori i Super League-s…

Delo.autor

PLAS TEK JUVJA/ Allegri merr vendimin e ÇUDITSHËM për DYBALËN kundër Parmës

Isa.Autor

COPPA ITALIA/ Mesfushori Eriksen realizon një SUPER GOL nga goditja e dënimit dhe ndëshkon Milan (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment