Futboll Premier League Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Jorginho tradhton Tuchel-in: Kam një ëndërr, por nuk e di nëse do të realizohet

Jorginho është intervistuar në ditët e kaluara nga personazhi i Youtube, Ale Oliveira, duke zbuluar disa prapaskena për kalimin e tij te Chelsea, por edhe për të ardhmen.

“Kur jam larguar nga Napoli, duhej të kisha nënshkruar për një klub tjetër anglez që nuk ishte Chelsea. Më pas kanë ardhur Blues dhe ka ndryshuar gjithçka shumë shpejt”, ka thënë mesfushori.

“Nuk është një sekret, mjafton që të kërkosh në internet dhe e gjen: bëhet fjalë për Manchester City-n. Të luaj për Guardiola-n? Është një nga ëndrrat e mia.

“Kur isha fëmijë, shikoja me admirim Barcelona-n e tij të fitonte gjithçka me Ronaldinho, Xavi e Iniesta”.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Real Madrid e ndan mendjen, sulm frontal për Mbappe dhe Camavinga

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ E ardhmja e Neymar varet nga Dybala…

Isa.Autor

ME MAKINË 200 MIJË EUROSHE, DRITA DHE SIRENA POLICIE/ Maradona vjen me çmendurinë e radhës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment