Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Teuta mposht Dinamon falë golit të Vilës dhe e zhyt në krizë

Teuta i ka dhënë fund serisë prej 2 humbjesh radhazi, duke mundur sot minimalisht 1-0 Dinamon, teksa zhyt edhe më thellë këtë të fundit në luftën për mbijetesë.

Durrsakët u treguan cinikë, teksa gjetën golin e avantazhit shpejt me anë të Vilës dhe më pas menaxhuan mirë këtë rezultat duke u munduar që të ndalnin ofensivën dinamovite. Kryeqytetasit sulmuan me forca të shumta dhe iu afruan shumë shpesh golit, por protagonisti në katërkëndorin e durrsakëve u bë i riu 17-vjeçar Dema. Në debutimin e tij në elitë, ai bëri pritje të njëpasnjëshme duke ndaluar edhe gola të sigurt, për të ruajtur këtë fitore që ndihmon ekipin të largohet nga zona e ftohtë e renditjes.

Related posts

“KORONAVIRUSI”/ 4 tifozë të Valencias shfaqin simptoma pas udhëtimit në…

Delo.autor

VIJON KAOSI TEK INTERI/ Icardi refuzon ndërmjetësit, kërkon të takojë “bosin” e madh

Delo.autor

NJË VIT NË DISPOZICION PËR BLERJEN E BUJSHME/ Zbardhet skenari i Florentino Perezit për kampionin e botës…

Delo.autor

Leave a Comment