Futboll Sport

U largua nga Barcelona/ Ylli brazilian feston me 2-golësh ndeshjen e 100-të

Paulinho ka festuar të dielën ndeshjen e tij të 100-të në Super Ligën e Kinës, me një dygolësh personal, për të ndihmuar skuadrën e tij Guangzhou Evergrande të sigurojë 3 pikët me një fitore të thellë 5-0 ndaj Tianjin Quanjian. Mesfushori brazilian u ribashkua në korrik me skuadrën 7 herë kampione të Kinës, pas një sezoni të kaluar te Barcelona.

Ishte pikërisht Paulinho ai që i dha të dielën avantazhin skuadrës së Guangzhou në minutën e 15’, për të shënuar më pas golin e tij të dy personal dhe të tretin për skuadrën e tij në këtë ndeshje në minutën e 57’. Pas këtij tre pikëshi, Guangzhou tashmë renditet vetëm 3 pikë larg skuadrës Beijing Guoan, kryesuese e Super Ligës së Kinës.

Related posts

Donte të qëllonte Zidanin pse aktivizoi djalin titullar, portieri i Realit: Ja si qëndron e vërteta

Sadik.Autor

NUK PO GJEN HAPSIRA TE REALI/ Hames Rodrigez drejt kalimit te skuadra e…

Delo.autor

Marc Marquez/ “Unë dhe Rossi jemi si Messi me Ronaldon”

Isa.Autor

Leave a Comment