Mbrojtësit të Milanit, Teo Hernandez, i janë hapur shumë probleme pas telasheve qe ka shkaktuar qeni i tij, i cili sulmoi për vdekje një qen tjetër dhe më pas sulmoi pronaren.
Partnerja e francezit, Zoi Kristofoli, ka reaguar menjëherë për këtë ngjarje, e cila nuk i pranon akuzat e hedhura ndaj mbrojtësit dhe duke thënë se kjo histori nuk është treguar ashtu siç duhet.
“Ligësia dhe injoranca e disa njerëzve nuk ka kufij. Ata që na njohin ne e dinë shumë mirë. Tani unë nuk jam mirë. Jam në muajin e tetë të shtatzanisë dhe nuk është e lehtë por po mundohem të mbahem. Faleminderit atyre që kanë inteligjencë që janë me ne. Edhe ata që na kanë vendosur në këtë situatë duhet të mbajnë përgjegjësitë e veta. Ne tashmë po i mbajmë të tonat”, ishin fjalët e modeles.
