Futboll Sport

SPEKTAKOLAR! Armando Broja shënon super gol në sfidën e Kupës (VIDEO)

Armando Broja ishte protagonist në sfidën e Kupës FA që Sauthemptoni luajti kundër Uest Hemit. Sulmuesi shqiptar u fut në pjesën e dytë, por menjëherë ishte në qendër të vëmendjes.

Djaloshi fitoi një penallti në minutën e 65’ pasi pësoi një ndërhyrje brenda zone nga kundërshtari i tij. Arbitri u konsultua me VAR-in dhe vendosi të akordonte penallti. Nga pikë e bardhë Uard-Prous nuk gaboi dhe i dha avantazhin Sauthemptonit.

Gjithashtu në minutën e 90+5’, Broja shënoi një supergol për të hipotekuar përfundimisht fitoren për ekipin e tij dhe për ta kualifikuar për në raundin tjetër të Kupës FA.

Sfida u mbyll me rezultatin 3-1 për vendasit, të cilët do të presin për të parë kundërshtarin e radhës në çerek-finale.

Goli i Brojës

 

 

Related posts

Mancini: Mendoj për Botërorin ‘Qatar 2022. Balotelli është lider!

Sadik.Autor

MODRIC TEK INTERI/ Përfaqësuesit e REALIT priten të bëjnë 2 GODITJE TË BUJSHME

Isa.Autor

ZBULON GJITHÇKA NGA JETA E TIJ/ Vinicus Junior rrëfen: Dua të fitoj “Topin e Artë” kur të jem…

Delo.autor

Leave a Comment