Futboll

E krahasojnë me Neymar, talenti i ri i Realit befason me deklaratën e tij

Vinicius Junior është në modë. Talenti i ri i Flamengo-s (17-vjeç), ka firmosur për Real Madridin për 45 milionë euro, ai po përjeton një rritje të fortë në Brazil ku trajneri Carpegiani i ka dhënë atij shumë besim. Vinicius është duke marrë shumë elozhe në shtetin e tij dhe shumë njohje jashtë shtetit. Pasi është përzgjedhur si një nga 500 lojtarët më të mirë të botës nga revista World Soccer, tashmë është portali goal.com që e përfshin atë në listën me 50 talentet më të mirë U-19 të botës së futbollit.

Një prej emrave që i është bashkëngjitur lojtarit të ri të Real Madridit është: “Neymari i ri”. Perla e Brazilit flet për këtë krahasim. “Unë nuk iu kushtoj rëndësi krahasimeve, por përherë e ndjek Neymar-in, kam shumë kontakte me të gjatë ditëve të fundit, dhe kur e shoh duke luajtur, përpiqem që të përmirësoj veten. Nuk dua që të bëhem një tjetër Neymar, dua të ndërtoj karrierën time”, tha Vinicus për Goal.

Vinicus ka të njëjtat shifra në krahasim me Neymar gjatë së njëjtës moshë. Në 1835 minutat e para të tij si lojtar profesionist ka shënuar 10 gola, ndërkohë që Neymar në këtë pikë kishte 8 të tillë. Në Brazil shohin një rritje të madhe për të gjatë së ardhmes dhe ndoshta kjo është arsyeja se pse disa njerëz të njohur e “sponsorizojnë” atë. Një nga njerëzit e shquar është dhe vetë Neymar, lojtari i PSG dhe një qëllim i Real Madridit, i cili gjatë javës së shkuar ka ftuar Vinicius-in në një mbrëmje në shtëpinë e tij luksoze në Managaratiba, disa kilometër larg Rio De Janeiro, ku ai po kryen përmirësimin nga dëmtimi që ka pësuar.

Real Madrid gjithashtu ka pritshmëri të larta te Flamengo. Klubi i bardhë firmosi me yllin e Flamengo-s kur ai ishte vetëm 16 vjeç. Të dy klubet ranë dakord që ai të transferohet me të drejta federative, që do të thoi se në korrik 2018 ai mund të zbresë në Spanjë me të drejta të plota pasi plotëson 18 vjeç.

Vinicius ka shprehur se i pëlqen që të qëndrojë te Flamengo gjatë gjithë vitit 2018 dhe të bashkohet me klubin e bardhë në janar 2019. “Ëndrra ime është që të fitoj Kupën Libertadores dhe titullin e kampionatit brazilian, të paktën të kem një ditë të madhe me Flamengo-n”. Sidoqoftë, ideja e Real Madrid është që të bashkohem me disiplinën madridiste verën e ardhshme. “Ai është gati që të hedhë hapin”, thuhet në zyrat e Bernabeu-t. Dhe kush e di se në të ardhmen ai mund të ndajë eksperiencën me Neymar pasi të kenë veshur fanellat e bardha.

Related posts

LAJM I MADH NGA SPANJA/ Barcelona trondit “Djajtë e Kuq” para çerekfinales, ja ylli që synon t’i marrë

Delo.autor

COPA DEL REY/ Sulmuesi Garcias përfiton nga një gafë dhe zhbllokon sfidën ndaj Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Dënimi i Skënderbeut merr “dhenë”, mediat e huaja “kryqëzojnë” korçarët

Sadik.Autor

Leave a Comment