Futboll Sport

I NDODH E PAPRITURA/ Tifozi i Napolit i punon reng Piolit. Shikoni si reagon trajneri kuqezi (VIDEO)

Seria A do të kulmojë ditën e diel me supersfidën Napoli-Milani, e cila pritet të vendosë fatet e sezonit, për sa i përket objektivave të 2 klubeve italiane.

Edhe pse na ndajne 2 ditë nga ky duel, atmosfera ka filluar të ndizet. Së fundmi në rrjetet është bërë virale një video, ku protagonist ishte trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili ka shkëmbyer batuta pikante me një tifoz të Napolit, i cili e publikoi bashkëbisedimin me trajnerin në “Tik Tok”.

Trajneri kuqezi është ndalur në hyrje të Milanello-s nga një grup tifozësh dhe mes tyre ka qenë edhe një fans i Napolit, i cili e ka befasuar trajnerin me kërkesën e tij.

“Mister, a mund t’i japësh një mesazh vëllait tim Giuseppe?”, ka thënë tifozi. “Po, çfarë t’i them?”, pyeti trajneri i Milanit.

“Që të dielën do të humbni”, është përgjigjur tifozi dhe më pas ka shpërthyer në të qeshura. Kjo kërkesë ka shkaktuar habi te Pioli. Për më tepër shikoni videon:

 

Related posts

NJË NGA MË TË MIRËT TEK INTERI/ Zikaltërit në kontakte me lojtarin për rinovimin e kontratës

F.autor

Ngecin negociatat, Partizani ka probleme me lojtarin

Sadik.Autor

HEDH DRITË MBI TË ARDHMEN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Presidenti Laporta: Duam të qëndrojë tek Barcelona, ​​por…

Delo.autor

Leave a Comment