Futboll Sport

NJË NGA MË TË MIRËT TEK INTERI/ Zikaltërit në kontakte me lojtarin për rinovimin e kontratës

Katër javë kampionat dhe 3 asiste. Sezoni 2023/24 nuk mund të kishte nisur më mirë për Federico Dimarco, një nga besnikët e Interit të Simone Inzaghit. Anësori i majtë vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm, i cili ka zhdukur dyshimet e mundshme për aftësitë e tij në fushë dhe në dhomat e zhveshjes së zikaltërve, duke e bërë atë gjithnjë e më shumë një pikë referimi për shokët e skuadrës dhe tifozët. Një lider që Interi e priste prej kohësh dhe sipas asaj që shkruajnë mediat, mund të ketë rinovim në muajt e ardhshëm.

Javët e fundit, në fakt, kanë nisur kontaktet mes Roc Nation, agjencisë që kujdeset për interesat e Dimarco-s dhe drejtuesve të Interit. Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2026, nuk ka nxitim apo urgjencë për zgjatjen e bashkëpunimit, por ekziston dëshira për një firmë të re.  Në muajt në vijim do të ketë takime të reja mes palëve dhe me gjasë, edhe njoftimi zyrtar për rinovimin. Të presim e të shohim

Related posts

Nuk do të shohin Botërorin, të burgosurit hynë në grevë urie

Sadik.Autor

Trajneri i ri zgjidhet të enjten/ Zbuloni emrat që janë në garë për stolin e Realit

Sadik.Autor

KONFERENCA E LAMTUMIRËS/ Barcelona ngre podium gjenial me 34 trofetë e fituar nga Messi

Delo.autor

Leave a Comment