Futboll Sport

E PAPRITUR TEK SKUADRA E UZUNIT/ Granada merr vendimin drastik për trajnerin spanjoll

Klubi i Granadës ka vendosur zyrtarisht që trajneri Robert Moreno të mos jetë më “timonieri” i skuadrës nga Andaluzia.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke deklaruar se ka ndërprerë çdo marrëdhënie me trajnerin dhe se e falënderon për përkushtimin e tij gjatë kësaj periudhe duke i uruar suksese në të ardhmen.

Trajner i përkohshëm i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzunit do të jetë tekniku i të rinjve të Granadas, Ruben Toresila.

 

 

Fatale për trajnerin 44-vjeçar spanjoll ishin 9 rezultatet negative radhazi, ku së fundmi mbrëmjen e djeshme Granada u mposht me rezultatin 3-1 në transfertë nga Valencia.

 

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Skënderbeu në “Selman Stërmasi”. Rezultati 4-2

Delo.autor

“NUK JEMI DAKORD QË…”/ Tërbohen në Paris, Messi në fushë për sfidën Argjentinë-Uruguai

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Sfida ndaj Dinamos, Tirana me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Delo.autor

Leave a Comment