Futboll Sport

DETAJET/ Sheikët ia mësyjnë Chelseas, ja sa miliardë euro kanë gati për ta blerë klubin londinez

Chelsea ka disa ditë që është futur në një krizë të madhe jashtë fushave të blerta.

Kjo pasi Qeveria e Britanisë së Madhe e ka sanksionuar presidentin e klubit, Roman Abramovich.

Pronari rus tashmë ka hequr dorë nga klubi londinez dhe Chelsea është në prag të shitjes.

Raportet e fundit nga Anglia thonë se Chelsea mund të përfundojë në duart e sheikëve.

Miliarderi saudit, Mohamed Alkhereji ka bërë ofertë zyrtare për skuadrën londineze.

Plot 3.5 miliardë euro ka ofruar sheiku arab. Alkhereji është pronar i konzorciumit “Engineer Holding Group” dhe numëron pasuri përrallore.

Ai njihet edhe si tifoz i flaktë i skuadrës angleze. Mbetet të shihet nëse qeveria britanike do të lejojë negocimin me sheikun arab për shitjen e Chelseat.

Aktualisht asetet e pronarit Abramovich janë të ngrita dhe Chelsea mund të shitet vetëm me leje speciale nga Qeveria.

Related posts

NDAJ INTERIT NUK ËSHTË DERBI/ Gattuso: Duhet të mësojmë të vuajmë

Delo.autor

Teuta fiton ‘finalen’ e mbijetesës, mposht Vllazninë me një shkodran

Sadik.Autor

Hoeness: Kimmich flet budallallëqe, nuk ka shpenzime të çmendura në merkato

Sadik.Autor

Leave a Comment