Futboll Sport

E BUJSHME/ Dibala i “shkel” syrin Milanit, argjentinasi refuzon Interin dhe Marotën

E çuditshme, por e vërtetë Dibala mund të transferohet te Milani.

Një lajm i raportuar sot nga e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” ku thonë se ylli argjentinas do të preferonte të vishte fanellën kuqezi sesa atë zikaltër pavarësisht se aty është personi që e solli te Juventusi dhe e adhuron, Bepe Marota.

“La Joya” do t’i përshtatej skemave të Stefano Piolit, por problemi i vetëm janë kërkesat e tij të larta ekonomike, ku Milani maksimumi mund t’i ofrojë një kontratë me 4,5 milionë euro në sezon.

Zgjedhje për t’u vlerësuar në detaje, por ndërkohë 28-vjeçari i ka “shkelur” syrin Milanit. Dibala përmes agjentëve të tij ka bërë të qartë se është i gatshëm të flasë dhe tani topi është në këmbët e Maldinit, Masarës dhe Gazidhisit.

Më pas do të jetë në dorën e Eliotit të japë fjalën e fundit në nivelin ekonomik, sepse në planin teknik operacioni duket i padiskutueshëm.

Numri “10” i Juventusit do të vinte me parametra zero ku do të ishte një përforcim i madh për sulmin e Piolit, ndoshta dhurata e duhur për kualifikimin në Champions, ku tashmë është praktikisht e sigurt.

Dibala aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Juventusit është aktivizuar gjithsej në Serinë A në 22 ndeshje nga ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar dhe 5 asiste për shokët e skuadrës.

Related posts

RRËFEN PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Trajneri Conte zbulon: Ja pse refuzova Romën

Delo.autor

YLLI SANCHO TEK MANCHESTER UNITED/ Mediat angleze zbulojnë se çfarë të ndodhë në merkaton e verës

Delo.autor

Barzagli: Bonucci është një mik bardhezi. Juventusi me Ronaldon i mund të gjithë

Isa.Autor

Leave a Comment