Futboll Sport

PËSOI AKSIDENT TË FRIKSHËM/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish futbollisti i Real Madrid dhe Napoli

Freddy Rincon, ish futbollisti i Napoli, Real Madrid dhe shumë klubeve braziliane, ka ndërruar jetë, pas disa ditësh betejë në spital. Mesfushori kolumbian pësoi një aksident të frikshëm automobilistik pak ditë më parë dhe ndodhej i shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë.

Mjekët bënë gjithçka për ta mbajtur në jetë por në fund u dorëzuan dhe ishin pikërisht “bluzat e bardha” që njoftuar këtë humbje të madhe për futbollin kolumbian. Rincon, të mërkurën mbushi 56 vjeç, u transferua te Napoli në 1994 për të kaluar më pas te Real Madrid.

Mesfushori vijojë karrierën e tij më pas në Brazil me disa skuadra të ndryshe. Me përfaqësuesen e Kolumbisë mori pjesë në tre Botërore.

Related posts

I KOPJOI FESTIMIN/ Del Piero: Do detyroj Vlahovic të më paguajë një darkë

Delo.autor

ARTURO VIDAL LARG SPANJËS/ Mesfushori i Barcelonës mbërrin në Milano, priten vizitat mjekësore tek…

Delo.autor

DY GOLA NË 8 MINUTA/ Roshi zgjidhet njeriu i ndeshjes! Ja statistikat fantastike të shqiptarit

Delo.autor

Leave a Comment