Futboll Sport

SCHWEINSTEIGER E QUAJTI “TË NGATHËT” PAS AUTOGOLIT/ Hummels kundërpërgjigjet: Ti ende nuk e di se çfarë…

Fjalët e Bastian Schweinsteiger pas autogolit të Mats Hummels, në premierën e Gjermanisë ndaj Francës (1-0) nuk duket se janë pritur mirë nga qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund. Ish-lojtari i Bayern Munich, i cili fitoi Kupën e Botës së bashku me Hummels më 2014, e përshkroi përpjekjen e ish-shokut të tij të skuadrës për të spastruar zonën, por e dërgoi topin në rrjetën e vet, si “të ngathët”. Në fakt, ai autogol i dha tri pikët skuadrës së Deschamps.

Vetë Hummels iu përgjigj shpejt Schweinsteiger, aktualisht analist sportiv në ZDF. Në një intervistë që dha për të përditshmen “Bild”, qendërmbrojtësi nënvizoi: “Unë mendoj se Basti (Schweinsteiger), si një ish-futbollist që është, duhet të jetë në gjendje të vlerësojë më mirë vështirësinë e largimit të atij topi. Natyrisht, është i lirë të shprehë mendimin e tij si analist që është”.

Përveç kësaj, veteran i “Mannschaft” zbuloi një anekdotë më kurioze në lidhje me djalin e tij 3-vjeç: “Për fat të mirë, ai ende nuk e di se çfarë është autogoli. Ai mendon: Një top që përfundon në rrjetë është gjithmonë mirë. Më kanë thënë nga familja se festoi autogolin tim. Do të më duhet t’ia mësoj disa gjëra të tjera akoma”.

Related posts

“E TURPSHME”/ Në Angli tallen me Juven: Shpullë si ajo e Uill Smithit, futbollisti 90 kile bie si një…

F.autor

THIRREN NË KOMBËTARE/ Ja 4 talentet e Luftëtarit që do të ndiqen nga Reja

Delo.autor

MOMENT HISTORIK/ Skuadra e Kategorisë së Dytë fiton Kupën në Rumani dhe kualifikohet në Ligën e Europës

F.autor

Leave a Comment