Futboll Sport

TUR FORCE PËR INTERIN/ Zikaltrit kanë në dorë fatet për të kompletuar “tripletën”

Pas kaloi në finale të Kupës së Italisë, duke futur në kalendar edhe ndeshjen e prapambetur me Bolonjën, Inter do të ketë një tur force duke nisur nga 23 prilli për të përfunduar më 22 maj.

Shtatë ndeshje vendimtare për të kurëzuar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky tur force fillon të shtunën në orën 18:00, me Romën në “Meazza”” dhe përfundon më 22 maj kundër Sampdorias po në këtë stadium, një ditë që, të paktën në letër, mund të jetë festë e madhe për zikaltrit.

Por për të shkuar deri aty, të besuarit e Simone Inzaghit, duhet të kalojnë me sukses Romën, Bologna, Udinesen, Empolin, Juventusin në finale të Kupës dhe Cagliarin. Ka nga ata që thonë se kalimi në finale të Kupës i prish punë Interit për titullin, por shumica mendojnë se fitorja në derbi me Milanin i ka dhënë entuziazëm skuadrës dhe një triumf në kupë përballë Juventus do të ishte ogur i mirë për dy ndeshjet e fundit në kampionat.

Inter nuk ka përballje me rivalët direktë për titull, kështu që ka në dorë të kompletojë tripletë, Superkupë, Kupë dhe kampionat.

KALENDARI

– 23 Prill: INTER-ROME

– 27 Prill: BOLOGNA-INTER

– 1 maj: UDINESE-INTER

– 8 maj: INTER-EMPOLI

– 11 maj: INTER-JUVENTUS (Finalja e Kupës së Italisë)

– 15 maj: CAGLIARI-INTER

– 22 maj: INTER-SAMPDORIA

Related posts

Croton shënon golin e dytë ndaj Lazios (VIDEO)

Sadik.Autor

LAJM TRONDITËS NGA FRANCA/ Neymar në telashe, rrezikon të mos luajë deri në vitin…

Delo.autor

ZYRTARE/ Bayern Munchen “blindon” prapavijën, firmos me mbrojtësin kampion

F.autor

Leave a Comment