Futboll Sport

SHËNOI NDAJ FIORENTINËS NË KUPË/ Sulmuesi pranë “divorcit” me Juventusin: Nuk e di nëse ishte goli im i lamtumirës…

Federiko Bernardeski rigjeti golin pas tre muajsh mungesë dhe ishte ai që i hapi rrugën kualifikimit të Juves në finalen e Kupës së Italisë, me sulmuesin që duket se do të luajë sfidat e fundit në Torino.

“Ishte një gol i rëndësishëm dhe jam i lumtur për këtë. Kam kaluar tre muaj i dëmtuar, në një moment që ndoshta mund të kisha dhënë diçka për Juven, por e rëndësishme është që jemi në finale.

Goli im i lamtumirës? Jo, nuk dua të flas për këtë gjë. Kemi ende një sezon për të përfunduar dhe objektiva për të arritur. E rëndësishme është që jemi në finalen e Kupës dhe po presim me padurim të ndeshemi me Interin”, tha 28-vjeçari.

Related posts

Buffon debuton me humbje, PSG pëson 4 gola nga “Interi” francez

Isa.Autor

Transferimi në “Old Trafford”, Sanchez bëhet më i paguari në Premier League

Q.Autor

REALI DUHET TË PRESË/ Chelsea avancon rinovimin me Hazard

Delo.autor

Leave a Comment