Futboll Sport

E BUJSHME/ Buzëqesh Ançeloti, Reali i Madridit arrin akordin me yllin gjerman të Premier Ligës

Real i Madridit ka arritur akordin me mbrojtësin e Çelsit, Antonio Rudiger, i cili ka pranuar të bashkohet me “Galaktikët” pas këtij sezoni.

Largimi i tij drejt nga Londra dukej se ishte diçka që pritej të ndodhte, pasi gjermani nuk pranoi të rinovonte, me Realin që duket se ka mundur konkurrencën e Juves, PSG-së dhe Mançester Junajtid.

Lajmi për akordin u përhap menjëherë pas deklaratës së Tuhel, i cili e bëri zyrtar vendimin e Rudiger për t’u larguar nga Çelsi në fund të këtij sezoni.

Detajet finale për transferimin e tij priten të bëhen zyrtare së shpejti, me gjermanin që pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e Ançelotit.

Related posts

Eliminimi i NAPOLIT “favorizon” HYSAJN, KUQEZIU te KLUBI i italianëve që në janar

Isa.Autor

I frikësuar nga racizmi rus, futbollisti i Anglisë largon familjen e tij

Sadik.Autor

Rekordi i Messit, i pari në histori që fiton mbi 100 milionë euro në sezon

Q.Autor

Leave a Comment