Futboll Sport

E BUJSHME/ Real Madrid kalon çdo limit, i ofron në dorë Mbapesë shifrën e çmendur

E ardhmja e Kilië Mbapesë ka mbërritur në pikën fundore. Tani pritet vetëm vendimi i sulmuesit të PSG-së, i cili duhet të zgjedhë mes klubit aktual, kampionëve të Francës ose Realit të Madridit.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se këtë javë pritet një takim mes kampionëve të Spanjës dhe përfaqësuesve të sulmuesit francez.

Në pritje të këtij takimi, gazeta spanjolle “El Pais”, ka shkruar se Reali i Madridit ka kaluar çdo limit me sulmuesin në përpjekjet e veta për ta joshur të zgjedhë Madridin.

Kjo gazetë ka theksuar se pas suksesit të Realit në Ligën e Kampioneve kundër PSG-së, klubi spanjoll i ka bërë ofertën e fundit Mbapesë: 180 milionë euro në dorë, 40 milionë euro neto në sezon dhe 50% të të ardhurave nga e drejta e imazhit.

Related posts

SERIE A/ Edin Dzeko zbulon se cili prej shokëve i dha fitoren ndaj Chievo

Sadik.Autor

RIKTHEHET PROTAGONIST NË MOLDAVI/ Liridon Latifi i siguron titullin kampion Sherif Tiraspolit (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI I MUNDJEVE/ Shqipëria e mbyll me një argjend në Zagreb

F.autor

Leave a Comment