Futboll Seria A Sport

IBRA LIDER PËR MILANIN/ Pioli zbulon fjalimin e sulmuesit në dhomat e zhveshjes

Milan arriti të fitonte me shifrat 3-1 ndaj skuadrës së Veronës, në një takim që e pa vetën në disavantazh, teksa dygolëshi i Tonalit dhe Florenzi i dhanë 3 pikë shumë të rëndësishme kuqezinjve në garën për titullin kampion në Seria A.

Nëse në fushën të gjithë bëjnë maksimumin për të fituar, në dhomat e zhveshjes Milan ka një lider, dhe ai pa diksutim është Zlatan Ibrahimovic, i cili fati në këtë sezon s’ka qenë në anën e tij që të zbresin në fushën e lojës, por sulmuesi suedez bën të pamundurën të ndihmojë skuadrën.

Në këtë ndeshje, pas përfundimit të pjesë së parë Ibra motivoi lojtarët, teksa u theksoi se për të ngelur në mendjen e tifozëve duhet të fitojnë Scudetton, fjalë që i zbuloi Stefano Pioli pas ndeshjes.

“Tifozët e Milanit dhe të gjithë kujtojnë lojtarët që kanë fituar Scudetto apo Champions me këtë fanellë. Nëse duam që ata të na kujtojnë, ne kemi tre ndeshje nga këtu deri në fund”, janë fjalët e Ibras.

Related posts

Karius shpërthen në lot, i kërkon falje tifozëve pas ndeshjes

Sadik.Autor

STARTON LOJRAT OLIMPIKE “MINSK 2019″/ Merr pjesë dhe Shqipëria, ja disiplinat ku garojnë

Delo.autor

Flet njeriu që ka vizituar Michael Schumacher: Mos flisni…

Sadik.Autor

Leave a Comment