Futboll Sport

PAMJET/ Harry Kane bëhet “djall”? United ka dhe një plan B, synon “demin” e Interit

Të gjithë në kërkim të një “bomberi” të ri. Jo vetëm Real Madrid dhe Bayern Munich, gjetja e një qendërsulmuesi është kthyer në domosdoshmëri edhe për Man.United. “Djajtë e kuq” e kanë bërë të qartë synimin e tyre, objektivi kryesor është Harry Kane. Trajneri Ten Hag i ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë një sforco ekonomike për të siguruar kartonin e sulmuesit të Tottenham.

Harry Kane

Sipas The Sun, tani edhe Harry Kane e ka një çmim. Gjithnjë sipas të përditshmes angleze, Harry Kane mund të largohet për 100 milionë euro, kjo e kushtëzuar edhe nga fakti që në 2024 “bomberit” anglez i përfundon kontrata. Nëse për një arsye apo për një tjetër, Kane nuk transferohet në “Old Trafford”, Man.United ka një plan B.

Martinez

Sipas mediave angleze, Lautaro Martinez është përfshirë në listën e dëshirave për sezonin e ri. Në fakt, Martinez nuk është një emër i ri në ishull, edhe më herët United është interesuar për shërbimet e sulmuesi të Inter. Pavarësisht se “demi” ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Milano, merkato ka vërtetuar se gjithçka mund të ndodhë. Për kartonin e Martinez, Man.United është gati të investojë deri në 80 milionë euro. Emri i Martinez është sponsorizuar së fundmi dhe nga legjenda e tij klubit, Paul Scholes.

Related posts

MODELJA “NGRE TEMPERATURAT”/ April “frymëzon” zikaltrit para ndeshjes me Torinon (FOTO)

Isa.Autor

SPEKTAKOLAR/ I papërmbajtshëm MEHA: shënon një perlë nga goditja e dënimit (VIDEO)

Isa.Autor

I SHKEL SYRIN MANCHESTER CITY-T/ Harry Kane: Ëndrra e çdo sulmuesi, të luajë me…

Delo.autor

Leave a Comment