Futboll Sport

I VODHËN MEDALIEN E TITULLIT KAMPION/ Liga e Serisë A “qetëson” Piolin: Mister, ditën e sotme…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Rexhio-Emilia, pasi Milani ngriti në qiellin e stadiumit “MAPEI”, titullin kampion që i mungonte prej 11 vitesh, ku kuqezinjtë triumfuan ndaj Sasuolos me rezultatin 0-3 me dygolëshin e Zhirusë dhe Kesisë.

Trajnerit Stefano Piolit i kanë vjedhur medaljen si fitues të kampionatit gjatë festimeve me tifozët ku i bëri dhe një apel për t’ia rikthyer sepse vetëm atë kishte.

Nuk vonoi dhe përgjigja e Ligës së Serisë A, ku me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” shkruajtën që do t’ia jepnin një të re gjatë ditës së sotme:

“Mister Pioli, medaljen do të ta japim një të re nesër (sot).”, ishte postimi i Ligës së Serisë A.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Daniel James “shtang” Southampton me një super gol, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

Formacioni më i mirë i çerekfinaleve të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”

Isa.Autor

U LARGUA TEK INTERI/ Strakosha nuk e harron “vëllain e tij” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment