Futboll Sport

MILAN GATI TË “BLINDOJË” NJERIUN TITULL/ Pritet klauzolë e frikshme për yllin kuqezi

Pasi “humbi” Mbapenë, i cili në fund vendosi të rinovonte me PSG-në, Real Madridi duket se e ka vënë syrin te Rafael Leao, i cili sapo ka dalë nga një sezon i jashtëzakonshëm me fanellën e Milanit duke kulmuar me arritjen e titullit të 19-të.

Teksa në Spanjë flitet për një ofertë prej 150 milionë eurosh që klubi spanjoll është gati ta vendosë në pjatë për 23-vjeçarin, te Milani po mendojnë se si ta blindojnë.

 

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kampionët e Italisë nuk kanë ndër mend ta shesë portugezin.

Përkundrazi synojnë një rinovim kontrate deri në vitin 2026.

Deri më tani ai ka refuzuar ofertën e parë prej 4.5 milionë eurosh dhe drejtuesit po përgatiten për një rritje të propozimit deri në 6 milionë euro.

Aktualisht Leao është i arritshëm për çdo klub që i paguan klauzolën prej 150 milionë eurosh që përfshin kontrata aktuale me kuqezinjtë, e cila vlen deri më 30 qershor 2024, teksa në akordin e ri vlera e klauzolës do të arrinte deri në 250 milionë euro.

Related posts

Iniesta: Çdo ditë e më afër skuadrës

Q.Autor

TËRBOHET GATTUSO/ SUSO tremb MILANIN: Ndihem mirë, por për REALIN do të…

Isa.Autor

JUVENTUS KËRKON TË LEHTËSOJË BILANCIN/ Gati lamtumira e trefishtë me vlerë 25 milionë euro, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment