Futboll Sport

SHKRINJAR MUND TË LARGOHET/ Interi fillon nga puna për të siguruar titullarin e Dortmundit

Interi ka qenë një skuadër aktive që nga fundi i kampionatit, me drejtuesit që po mendojnë të krijojnë një skuadër që do t’i premtojë shumë për të ardhmen dhe të fitojë trofe të rëndësishëm.

Gjithsesi, në skuadrën zikaltër mund të ketë dhe largime, siç është ai i Milan Shkrinjar. Sllovaku ka qenë prej vitesh një lojtar tepër i rëndësishëm për Interin, por tani PSG dhe Çelsi po mendojnë seriozisht për 27-vjeçarin.

Kështu zikaltrit nuk duan të rrezikojnë më shumë dhe po mendojnë për një zëvendësues, duke i hedhur sytë nga Dortmund. Bëhet fjalë për mbrojtësin zviceran, Manuel Akanzhi. 26-vjeçari ka bërë mirë me verdhezinjtë vitet e fundit dhe Inzagi ka shfaqur një interes për ta afruar atë në Milano.

Një tjetër emër që përflitet se mund të afrohet te Inter është edhe ai i turkut të Leistër, Çaglar Sojynçy, i cili mund të largohet nga Anglia këtë merkato.

Related posts

HIDHET SHORTI I EUROPA LEAGUE/ Roma përballë Bilbao, sfidë e fortë dhe për United

F.autor

PAS 9 MINUTASH LOJË/ Një gol me thembër McGoldrick befason Chelsea-n dhe zhbllkon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Manchester United hedh “grepat” për yllin holandez…

Delo.autor

Leave a Comment