Futboll Sport

BARCELONA KONTAKTON SËRISH ME BAYERNIN/ Ja oferta e re e katalanasve për Levandovskin

Barcelona është e vendosur për mos t’u dorëzuar në përpjekjet e saj për sulmuesin e Bajernin, Robert Levandovski, me katalanasit që i janë drejtuar kampionëve të Gjermanisë me një tjetër ofertë për lojtarin.

Sipas “Sport Bild”, Barcelona i ka ofruar Bajernit 40 milionë euro plus 5 të tjera bonus për të arritur të bindë bavarezët të lejojnë transferimin e 33-vjeçarit.

Bajerni nga ana tjetër e ka refuzuar këtë propozim dhe duket i vendosur të mos pranojë asnjë ofertë nën 60 milionë euro për shërbimet e sulmuesit polak, duke detyruar kështu Barcelonën të vihet në punë për të përgatitur një tjetër propozim në ditët e ardhshme.

 

Related posts

ACAROHET SITUATA TE MANÇESTER UNITED/ Kapiteni i “djajve” kapet duke festuar një ditë pas humbjes me Sitin

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Kosovë-Moldavi. Rezultati 1-0

Delo.autor

ÇMENDURI NË DERBI/ Interi realizon dy gola për 3 minuta dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment