Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Monza tenton goditjen e madhe në merkato, Berluskoni gati të joshë edhe kampionin e Europës me Realin

Monza ëndërron fuqishëm për sezonin e parë në Serie A.

Ambiciet e Silvio Berluskonit dhe Adriano Galianit janë shumë të larta, siç dëshmohet nga merkatoja e transferimeve e realizuar nga ishdyshja historike.

Si dëshmi e kësaj, mes emrave të shumtë të qarkulluar në këtë periudhë, shtohet edhe një emër vërtet i madh për repartin e mbrojtjes, pikërisht Marselo, i cili së fundmi ka mbyllur përvojën e tij te Reali i Madridit.

Dëshira e Berluskonit është e thjeshtë: Monza nuk duhet të luftojë për të mos rënë nga kategoria, por duhet të vendoset menjëherë në mesin e 10 më të mirëve të kampionatit.

Për ta bërë këtë, janë duke u ndjekur emrat kryesorë, ndoshta paksa jashtë vëmendjes ose në fund të karrierës së tyre, siç duket Marselo.

Braziliani në fakt, raporton ‘AS’, do të kishte marrë edhe oferta interesante nga Brazili dhe Amerika, por dëshira e tij do të ishte të qëndronte edhe një vit në Europë.

Related posts

ZYRTARE/ Rikthim në “shtëpi”, ish-trajneri i Kombëtares ulet në pankinën e skuadrës së…

Delo.autor

PIOLI ME “DHIMBJE KOKE”/ Dëmtohet një tjetër titullar. Ja gjendja e skuadrës kuqezi

Delo.autor

“JUVENTUS IM DUHET TË JETË SI BAYERN”/ Pirlo: Dy koncepte bazë, Ronaldos i tregova oraret…

Delo.autor

Leave a Comment