Futboll Sport

Mourinho flet pas turprimit nga skuadra e Xherdan Shaqirit

Jose Mourinho është shprehur i turpëruar nga humbja 4-1 e mbrëmshme nga Liverpooli edhe pse ishte vetëm një miqësore, në të cilën Xherdan Shaqiri shënoi një supergol në debutimin e tij.

Trajneri portugez ka thënë se ai nuk do të paguante ta shikonte një skuadër të tillë, duke shtuar se ka nevojë për më shumë transferime.

“Nuk do të shpenzoja para për ta parë këtë skuadër. Atmosfera ishte e mirë në stadium, por loja…”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

“Unë kam nevojë edhe për dy transferime të tjera, pasi klubit i kam dhënë pesë emra tre muaj më parë”.

“Nëse mund t’i marr ata dy emra atëherë mirë, nëse jo, duhet të vazhdojmë, por nuk mund të luajmë me lojtarë të njëjtë gjatë gjithë sezonit”.

Related posts

Neuer optimist: Koha për t’u zgjuar, nuk ka përçarje te Gjermania

Sadik.Autor

EVERTON-MANCHESTER CITY/ “Miqtë” kalojnë në epërsi, shënon Laporte

Delo.autor

ZYRTARE/ Vllaznia firmos me mesfushorin moldav, kompletohet reparti ofensiv

Delo.autor

Leave a Comment