Futboll

Conte tallet me Moratan: Ai ishte zëvendësues edhe në Real e Juventus

​Alvaro Morata po kalon momente të vështira në Chelsea, ku ka humbur vendin e titullarit
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata gjatë verës së kaluar ishte larguar nga Real Madrid për të kaluar në Chelsea, ku shpresonte se do të kishte më shumë minutazhë.

Por, ai në ndeshjet më të rëndësishme të Chelseat në këtë pjesë të sezonit po qëndron në bankën rezervë, ku në vend të tij po luan francezi, Oliver Giroud.

Për të bërë situatën më të vështirë është përkujdesur edhe trajneri i tij, Antonio Conte, i cili tha se Morata ishte zëvendësues edhe në Real Madrid dhe Juventus.

“Morata zëvendësues? Ai është lojtar i ri, i cili kishte mundësitë e tij të startonte në fillim të sezonit. Por, mbaj mend se ai ishte zëvendësues i Benzemas në Real Madrid dhe i lojtarëve të tjerë në Juventus”, tha Conte për Tuttosport, pas humbjes 3:0 nga Barcelona dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Related posts

NDESHJA ME IZRAELIN/ Panuçi: I shoh të gjithë lojtarët, nuk e kam thirrur Trashin dhe Demirin sepse…

Isa.Autor

“EL CLASICO”/ Barazimi dy dekadash, ja fituesit dhe humbësit

Delo.autor

ZYRTARE/ 3 lojtarë i infektuar me COVID-19, pezullohet ndeshja e sotme në Nations League

Delo.autor

Leave a Comment