Champions League Futboll Sport

Ankohet Roma: UEFA na detyroi ta shesim Salahun në Liverpool

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka insistuar se UEFA e kishte detyruar Romën ta shiste Mohamed Salahun në Liverpool për 50 milionë euro. Megjithatë, ai e ka uruar gjigantin anglez për blerjen e egjiptianit.

Salah konsiderohet si blerja më e mirë e verës së kaluar, pasi me dy golat kundër Romës në fitoren 5-2 të Liverpoolit mbrëmë në Ligën e Kampionëve, e çoi në 43 numrin e përgjithshëm të golave të realizuara deri tani në të gjitha garat këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

“Është e vërtetë, e shita Salahun, por isha i detyruar nga kufizimet e UEFA-s”, tha Monchi për Onda Cero.

“Ky është shpjegimi: verën e kaluar ne ishim të detyruar të shisnim deri në 30 qershor. Nëse nuk do ta bënim deri në atë datë, atëherë nuk do ta arrinim gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve”, shtoi ai.

“Llogaritë tona bankare kanë qenë nën kontroll të rreptë të UEFA-s. Oferta ishte 30 milionë euro për Salahun, por me bonuse shkoi deri në 50 milionë euro”, tregoi ai.

Related posts

Buffon tregon sekretin: Ja ç’duhet të bëjë Mbappe, për t’u bërë më i miri në botë

Isa.Autor

“Molla e sherrit” quhet Rabio, PSG kërcënon Barcelonën me gjyq në FIFA

Isa.Autor

“TOKIO 2020″/ Tenistët: Po vdesim në fushë! Organizatorët shtyjnë oraret e ndeshjeve

Delo.autor

Leave a Comment