Futboll Sport

NUK KA VEND PËR RONALDON TEK BAJERNI/ Deklarata e Kahnit i mbyll “derën” përfundimisht portugezit

Kristiano Ronaldo te Bajerni është një nga zërat që ka bërë më shumë bujë këtë merkato vere. Siç theksojnë mediat e huaja, portugezi është përpjekur prej kohësh që të kontaktojë me kampionët e Gjermanisë, por deklaratat e dhëna nga drejtorët sportivë kanë treguar se ai nuk është në interesin e bavarezëve.

Në një intervistë të fundit për “Bild”, Oliver Kahn duket se i ka mbyllur “derën” përfundimisht portugezit, duke theksuar se Bajerni nuk ka nevojë për asnjë sulmues.

“Ne nuk do të transferojmë asnjë sulmues, për këtë nuk ka diskutime. Ne i kemi opsionet tona në skuadër… Zirkze, Çupo-Moting dhe të riun Matis Tel”, ishin fjalët e Kahn, duke lënë të kuptohet që Bajerni nuk do tentojë asnjë sulmues këtë verë, përfshirë dhe Ronaldon.

Related posts

MOTO GP/ Marquez: Fitore me fat, i kënaqur nga avantazhi në renditje

Sadik.Autor

SPALLETTI MERR LAJMIN E KEQ/ Përplasja e rëndë me Skriniar, ylli i Napolit përfundon në spital

Delo.autor

“MË IKU TRURI”/ Klaus Gjasula flet për autogolin dhe golin me Kroacinë

F.autor

Leave a Comment