Futboll La Liga

Reali në ‘gjumë letargjik’, asnjë transferim në merkaton e janarit

19 prej 20 skuadrave të La Ligas kanë qenë aktive në afatin kalimtar të dimrit, përveç kampionit aktual, Real Madrid

Real Madrid po ka shumë probleme këtë sezon, ku është eliminuar nga Copa del Rey dhe është 19 pikë mbrapa Barcelonës në La Liga.

Pavarësisht kësaj, trajneri Zinedine Zidane vendosi që të mos transferonte asnjë lojtar gjatë këtij afati.

Në fakt, Reali ishte skuadra e vetme nga 20 sa ka La Liga që nuk ka transferuar asnjë lojtar.

Skuadra që ka shpenzuar më shumë ka qenë Barcelona, e cila ka shpenzuar rreth 200 milionë euro, ku vetëm Philippe Coutinho kushtoi 160 milionë euro.

Skuadra tjera aktive kanë qenë Valencia, Atletico Madrid, Sevilla, Las Palmas, Betis dhe Levante.

Related posts

Nuk është vetëm REALI, edhe gjigantët anglezë duan Lewandowskin

Isa.Autor

Pas ndeshjes në Botëror, Balotelli ofendon keq lojtarin kroat: Je p*** nëne!

Isa.Autor

TEUTA bën goditjen e madhe/ Durrsakët pranë zyrtarizimit të ish-lojtarit të Kombëtares

Isa.Autor

Leave a Comment