Futboll Seria A Sport

INTERI “BEZDIS” MILANIN/ Zikaltrit futen në garë për objektivin kryesor të kuqezinjve për prapavijën

Pas transferimit të fantazistit belg, Sharls De Ketelere, objektivi i Milanit në këtë merkato është mbrojtësi i Totenhemit, Xhafet Tanganga.

TANGANGA

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, tashmë në garë për të është futur edhe Interi. Zikaltrit po mendojnë të afrojnë një mbrojtës, pasi dështuan të afronin Bremerin.

Gjithsesi për nënkampionët do të jetë e vështirë, pasi prej kohësh ajo që negocion është Milani dhe siç raportohet, kuqezinjtë janë më pranë të një akordi me Totenhemin.

 

 

Nëse transferimi i anglezit dështon, atëherë kampionët e Italisë do të hidhen në sulm për mbrojtësin nga Senegali, Abdu Dialo, i cili është nxjerrë në shitje nga PSG.

Related posts

JUVENTUS-ROMA/ Falë një augoli të realizuar nga mbrojtësi Ibanez, “Zonja e Vjetër” dyfishon avantazhin (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Dopietë bardheblu, sulmuesi afrikan kërkon derbin

Isa.Autor

FITORE E MERITUAR/ Mazrekaj i dhuron triumfin Laçit me një “PERLË” ndaj Kampionëve të Superiores

Delo.autor

Leave a Comment