Futboll Sport

BOMBA E VERËS/ Cristiano Ronaldo drejt transferimit në Gjermani te skuadra e…

Nuk do të jetë as Atletiko e Madridit e as Spanja e ardhmja e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez, i cili aktualisht është pjesë e Mançester Junajtidit, mund të përfundojë në Gjermani te Borusia e Dortmundit. Lajmi është bërë me dije nga mediat britanike, që nënvizojnë se agjenti i lojtarit, Zhorge Mendesh, ua ka ofruar sulmuesin 37-vjeçar verdhezinjve.

Lajmi për transferimin e mundshëm të Ronaldos te Dortmundi ka bërë xhiron e botës dhe ka sjellë reagime të shumta. Sipas raportimeve të mediave britanike, sulmuesi portugez do të zëvendësojë Sebastian Hallerin, i cili do të qëndrojë jashtë fushave të paktën deri në fillimin e vitit të ardhshëm si pasojë e tumorit në testikuj.

Gjermanët e kanë afruar në skuadër një tjetër veteran, 35-vjeçarin e Këlnit, Antoni Modeste. Por në orët e fundit në skenë ka dalë edhe Kristiano Ronaldo.

Ylli i Mançester Junajtidit po kërkon me ngulm largimin nga “Djajtë e Kuq”. Teksa tashmë po ashtu në “Old Trafford” janë bindur se edhe për ta do të ishte më e mira e udhës t’i hapnin rrugë portugezit.

BURSA – Lajmi se Kristiano Ronaldo mund të transferohet te Borusia e Dortmundit ka pasur një efekt të menjëhershëm për klubin verdhezi. Edhe pse flitet vetëm për një ide, kaq ka mjaftuar që aksionet e verdhezinjve të rriten menjëherë me 2.3%.

Tifozët e Borusias nga ana tjetër e kanë pritur me entuziazëm këtë lajm, teksa afrimi i mundshëm i portugezit do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme për klubin. Bundesliga është një nga të paktat liga kryesore në Europë që Ronaldo nuk ka luajtur.

MBLEDHJA – Mediat gjermane kanë saktësuar se te Borusia janë gjendur të papërgatitur për ofertën që i ka bërë agjenti i Ronaldos. Sipas “Bild”, në klub janë mbledhur menjëherë për të zhvilluar një takim ku tema kryesore ka qenë pikërisht 37-vjeçari.

Ajo që tremb më shumë është pagesa e Ronaldos. Momentalisht, portugezi përfiton më shumë se dyfishin e lojtarit më të paguar të Borusias dhe në këto kushte për verdhezinjtë nuk do të ishte e lehtë.

Related posts

SUKAJ KUJTON GOLIN NË DERBI/ Por shikoni zhgënjimin e Egbo në fundin e ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ ZIDANE rikthehet te JUVENTUSI, ja pozicioni që do të mbulojë

Isa.Autor

KLUBI REFUZON TA SHESË LOJTARIN/ Ylli i Chelseat “shpërthen”: Situata ime është e vështirë, nuk mund të…

Delo.autor

Leave a Comment