Futboll Premier League Sport

“SITUATA ËSHTË NDRYSHE PËR…”/ Sarri i jep leje të largohet, ja e ardhmja e belgut

Maurizio Sarri ka thënë se nëse Eden Hazard dëshiron ta lërë Chelsean, duhet lënë i lirë të largohet.

Hazard ka një kontratë me Chelsean që skadon pas 18 muajsh, por e ardhmja e belgut do jetë një temë e nxehtë në merkaton e verës, me madrilenët që duan ta marrin në Spanjë. 28 vjeçari ka folur për të ardhmen dhe për ëndrrën e tij që një ditë të luajë me Real Madrid-in. Trajneri i tij, Sarri dëshiron që lojtari të qëndrojë, por disa gjëra nuk bëhen me forcë por me dëshirë.

Duke e krahasuar me situatën e Callum Hudson-Odoi që kërkohet nga Mynihu, Sarri ka thënë për belgun:

“Situata e Hazard është ndryshe. Ai është 28 vjeç. Nëse do të largohet, mendoj se duhet të shkojë. Sigurisht shpresoj për të kundërtën, pasi dua që ai të qëndrojë. Ai ka potencialin për të qenë lojtari më i mirë në Evropë në këtë moment. Disa herë është i lumtur me pak. Puna ime është ta ndihmoj të rritet dhe ta vendos në pozicionin që do të jap maksimumin.”

Sarri ka shpresuar të marrë dy lojtarë këtë muaj, por vetëm Gonzalo Higuain ka ardhur deri tani, në formë huazimi ndërsa është në pritje për të firmosur me një zëvendësues për Cesc Fabregas.

Related posts

POLEMIKAT PËR RIKTHIMIN TEK BARCELONA/ Lojtari i PSG-së zbulon të ardhmen e Neymar

Delo.autor

MAN CITY THELLON SHIFRAT/ Jesus kompleton het-trikun (VIDEO)

Delo.autor

Ivan Perisic realizon golin e dytë për Interin ndaj Veronës.

Sadik.Autor

Leave a Comment