Futboll

Revanshi i Montella-s, vjen kundërpgjigja ndaj lojtarëve të Milan

Pasi ka eliminuar Jose Mourinho-n në Champions League, Montella ka bërë për vete tifozët e Sevilla-s. Ka qenë një revansh i madh për teknikun italian, që ka përfituar nga ky moment magjik për t’iu kundërpërgjigjur disa ish-lojtarëve të tij.

“Sipas lojtarëve që kam tani punojmë shumë…”, ka thënë ish-sulmuesi duke qeshur. “Milan? Nuk kam asnjë peng apo inat”, ka shtuar.

Me përjashtim të disa rezultateve zhgënjyese, Montella duket se ka gjetur ambientin e duhur te Sevilla. Dhe fitorja historike me United është prova e qartë se marrëdhënia mes tij dhe ekipit po rritet nga ndeshja në ndeshje.

“Më duan dhe unë i dua, – ka shpjeguar për Gazzetta dello Sport, – është një atmosferë shumë e bukur. Nëse kjo ishte ndeshja që mund të shkruante historinë, jam krenar që kam qenë pjesë e saj. Kemi arritur një objektiv prestigjioz në një stadium special. Ka qenë një natë magjike”.

“Tani e ndiej se do të përballemi me Bayern-in, – ka shtuar Montella. – Por, nëse do të ketë një rrugë deri në finale, shpresoj të takohem sa më vonë të jetë e mundur me Roma-n e mikut tim Di Francesco”. Ndërsa ka ndryshuar toni i trajnerit kur flet për Milan-in. “Nuk kam asnjë peng dhe asnjë inat. Isha një trajner ndryshe nga ai që kërkonin ata. Nuk i ndjek ndeshjet e tyre, mendoj vetëm për ekipin tim”.

Related posts

Në Torino janë të entuziazmuar, mezi po presin “Ronaldo Day”

Isa.Autor

“PËR 4-5 MINUTA HUMBA VETËDIJEN”/ Portieri i Bylisit: Ka qenë goditje e fortë, u përmenda në ambulancë dhe…

Delo.autor

THUR ELOZHE PËR IBRAHIMOVIC/ Pioli: Brenda tij ekziston një motivim i pabesueshëm, që…

Delo.autor

Leave a Comment