Moto GP

Zyrtare, “Doktori” do të “operojë” në pistë deri në moshën 41 vjeç

Pritej prej disa ditësh, tani është zyrtare: Valentino Rossi ka rinovuar kontratën me Yamaha-n për dy sezone të tjera. Do të garojë në MotoGP deri në vitin 2020-të, kur do të jetë 41 vjeç, por ky është vetëm një detaj për “Doktorin” legjendar.

Rossi ka debutuar në Botërorin e Motorëve në 1996-ën, ka zhvilluar 365 Çmime të Mëdha dhe ka fituar 9 titujk kampion. Është te Yamaha që nga 2004-a, me përjashtim të dy sezoneve (2011 dhe 2012)me Ducati-n.

Lajmi është dhënë nga kompania japoneze dhe ka ardhur në prag të fundjavës së Çmimit të Madh të Katarit, etapa e parë e MotoGP 2018. Në një moment të parë, zgjatja e kontratës mendohej se do të ishte vetëm me një vit, por më pas është vendosur të shkohej deri në 2020-ën.

View image on Twitter

Related posts

MOTO GP/ Jorge Lorenzo: Nuk jam një pilot i mirë, jam një kampion…

Sadik.Autor

Marquez: Nuk vendos limite, dua të fitoj sa më shumë tituj

Sadik.Autor

Rossi: Gara e Jerez do të tregojë forcën reale të Yamaha

Sadik.Autor

Leave a Comment