Ata nuk ndalen. Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin vendimtar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, në këtë edicion, në ekipet e tyre përkatëse. Argjentinasi shkëlqeu me dritën e tij kundër Chelsea, duke shënuar dy gola në ndeshjen e kthimit të 1/8 finale dhe ndihmuar katalanasit të kualifikohen më tej. Argjentinasi pati shënuar edhe në “Stamford Bridge”, ndeshjen e parë me blutë e Londrës. Leo, gjithashtu, arriti kuotën e 100 golave në 123 ndeshje të luajtura në Champions.
Ai ka përpara vetëm Cristiano Ronaldon, rivalin më të madh, i cili është golashënuesi më i mirë i kësaj gare madhore europiane për klubet. Portugezi ka realizuar 117 gola në 148 ndeshje në Ligën e Kampionëve. Beteja mes të dyve vazhdon dhe shumë tashmë po pyesin: a do të jetë Messi në gjendje ta kapërcejë Cristiano Ronaldon?
Që nga debutimi në Ligën e Kampionëve, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë nënshkruar një total golash. Sa u takon fazave me eliminim direkt të këtij kompeticioni, konkretisht raundit të dytë: CR7 ka shënuar 20 gola për Real Madridin dhe Messi 24 gola për Barcelonën.
Në çerekfinale dhe gjysmëfinale, Ronaldo bën diferencën: ka shënuar 20 dhe 13 gola respektivisht, krahasuar me 10 dhe 4 gola të Messit. Dhe në fund, finalet e Champions-it, portugezi e tejkalon argjentinasin: 4 gola kundër 2 golave. Ylli portugez i Real Madridit ka nënshkruar mesatarisht 1.82 gola për ndeshje, përfshirë edhe aktivizimin e tij në “Old Trafford”, ndërsa “10” e Barçës është me 1.23 gola për ndeshje. Megjithatë, Leo Messi ka nevojë për më pak minuta për të shënuar gol, duke marrë parasysh numrin e tyre në Champions: Leo shënon gol në çdo 101.4 minuta, ndërsa CR7 e bën këtë në çdo 112.02. Argjentinasi duket më efektiv.
Ja shpërndarja e golave në Champions për Messin dhe Ronaldon
Faza e Grupit: Messi (60 gola) – Cristiano Ronaldo (60 gola)
1/8 finale: Messi (24 gola) – Cristiano Ronaldo (20 gola)
1.4 finale: Messi (10 gola) – Cristiano Ronaldo (20 gola)
1/2 finale: Messi (4 gola) – Cristiano Ronaldo (13 gola)
Finale: Messi (2 gola) 0 Cristiano Ronaldo (4 gola)
Ja “top-10” golashënuesit e Champions-it (renditje zbritëse)
10.Lewandowski – 45 gola
9.Inzaghi – 46 gola
8.Shevchenko – 48 gola
7.Ibrahimovic – 48 gola
6.Thierry Henry – 50 gola
5.Karim Benzema – 53 gola
4.Van Nistelrooy – 56 gola
3.Raúl – 71 gola
2.Leo Messi – 100 gola
1.Cristiano Ronaldo – 117 gola