Futboll

Shpresat vuajnë mungesat e shumta, Panuci u merr edhe mesfushorin e talentuar

Kombëtarja U-21 do të luajë dy sfida tepër të rëndësishme me Sllovakinë me ambicien për ta mbyllur grupin kualifikues të Europianit 2019 në vendin e dytë, pas Spanjës.

Matematika u jep ende shpresë, por Shpresat vuajnë nga mungesa të shumta. Mesfushorët Qazim Laçi dhe Agim Zeka e sulmuesi Florin Durmishaj janë mungesa të sigurta, ndërsa portieri Selmani është në dyshim.

Por si të mos mjaftonin këto, Shpresave do tu mungojë edhe Ylber Ramadani që do të grumbullohet me Kombëtaren A, duke parë mungesat e shumta në mesfushë, shkruan panorama.

Në këtë situatë, trajneri i U-21, Alban Bushi, ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Interit, Armand Rada dhe ka rikthyer sulmuesin Rei Manaj. Gjithashtu, një rikthim tjetër do të jetë edhe ai i Albi Dokës, i cili ka lënë pas dëmtimin.

Related posts

ATLETICO MADRID-BARCELONA/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja ekipet në “Wanda Metropolitano” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DRAMË NË DERBIN E MADONINËS/ Dyshja Lukaku-Eriksen mposht Milan dhe kualifikohen në Coppa Italia

Delo.autor

GAFA E TEKNIKUT TË NJOHUR/ Ish-trajneri i Francës: Do e merrja Maradonën në skuadrën që drejtoj, por…

Delo.autor

Leave a Comment