Futboll Kategoria Superiore Sport

“U FUTËN NË FUSHË DHE GODITËN…”/ Trazirat në “Selman Stërmasi”, arrestohen presidenti dhe drejtori i Kastriotit

Policia ka arrestuar në flagrancë presidentin e Kastriotit, Alban Vogli dhe drejtorin teknik Gazmend Vogli pas trazirave të ndodhura ditën e djeshme në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen ndaj Tiranës.

Nëpërmjet një komunikate për mediat, Policia njofton arrestimin e dy drejtuesve të lartë të Kastriotit, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes, këta të dy anë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim, të shtetasve :

A. V., 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli ;

G. V., 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Calhanoglu: Ju tregoj formulën Gattuso, mesazhi im për tifozët

Sadik.Autor

Hamilton: Në Hockenheim veprova drejt, fokusi në Budapest

Isa.Autor

STERLING KËRCËNON ME LARGIMIN/ Guardiola: Justifiko veten, derën e ke të hapur

Delo.autor

Leave a Comment