Futboll Sport

JASHTË CHAMPIONS-IT/ Por “Zonja e Vjetër” në avantazh për Ligën e Europës. Ja arsyet

Juventusi ka dalë jashtë Ligës së Kampioneve, por ende jo jashtë Europës. Vendi i tretë do t’u garantonte bardhezinjve kalimin në Ligën e Europës dhe aktualisht janë ata që e kanë në dorë atë, kundrejt izraelitëve të Makabi Haifas.

Për t’u ngushëlluar me trofeun e dytë të UEFA-s për nga rëndësia, Juventusi, i cili do të presë në javën e fundit PSG-në, do t’i duhet minimalisht që të bëjë të njëjtin rezultat që Makabi do të bëjë kundër Benfikës, në Haifa.

Përballja direkte mes italianëve dhe izraelitëve është në baraspeshë të plotë (3-3; fitore 3-1 për Juven dhe humbje 2-0 në Izrael, duke kujtuar që goli në fushën kundërshtare nuk vlen më), por ajo çfarë e bën avantazhin te “Zonja e Vjetër” është golavarazhi i përgjithshëm, në të cilin skuadra e Alegrit ka një avantazh prej 6 golash kundrejt rivalëve për vendin e tretë.

Related posts

Neymar udhëton drejt Brazilit, PSG sqaron arsyet

Sadik.Autor

Lomachenko mund Linares me “KO teknik”, merr titullin kampion në peshën e lehtë

Sadik.Autor

I MJAFTOJNË 10 MINUTA LOJË/ Pas një asist nga Mount, mesfushori Havertz ndëshkon Fulham (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment