Futboll Sport

TRE FANTASTIKËT/ Messi-Mbappe-Neymar dhurojnë spektakël, Al Khelaifi bëhet me krah: Bëjnë gjëra të bukura…

Një nga tredhëmbëshit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, Messi-Mbappe-Neymar ishin në një mbrëmje fantastike përballë Macabbit, yjet e PSG realizuan 5 nga 7 golat, dhe çfarë golash, njëri më i bukur se tjetri. Kur të tre janë bashkë dhe në harmoni është e vështirë t’i bësh ballë, ketë e kuptuan shpejt izraelitët.

Messi hapi siparin, për të vijuar më pas me Kylian Mbappe, dy gola thuajse identik. Neymar në të 35-tën trefishoi shifrat përpara se Messi në fundin e pjesës së parë të realizonte golin e katërt për PSG dhe të dytin personal. Me fillimin e pjesës së dytë ishte Mbappe që kompletoi “dopjetën” e tij personale. Për këtë fitore 7-2 dhe mbi të gjitha për formën e shfaqur nga yjet e ekipet feston edhe presidenti Al Khelaifi:

“Ata mund të bëjnë gjëra të tilla kur janë bashkë. Ata të tre realizuan, por bënë në mënyrë shumë të bukur. Ata janë të rëndësishëm për skuadrën, na japin besim për të ardhmen”, theksoi ndër të tjera Al Khelaifi.

Related posts

Nisma e derbit, Milani në fushë me një uniformë të veçantë

Sadik.Autor

“TRAJNERI MEMA KA BESIMIN TIM”/ Flet presidenti Halili: Nëse dikush paraqet dorëheqjen…

Delo.autor

SFIDA NDAJ BENEVENTOS/ Spalletti: Ky është trofeu i vetëm që mund të fitojë Interi

Delo.autor

Leave a Comment