Futboll Sport

CHAMPIONS/ Liverpool ndryshon melodi, Atletico Madrid mbetet jashtë. Napoli kryesues me të njëjtin “marsh”

Java e pestë e grupeve në Champions League i njohu të gjithë me rezultatet.Në grupin A, Napoli vazhdon me serinë e fitoreve, teksa këtë herë mundi 3-0 Rangers.

Napoletanët kryesojnë grupin me 15 pikë, 3 më shumë se Liverpool. Liverpool duket më në formë në këtë kompeticion sesa në kampionat, pasi sonte triumfoi 0-3 ndaj Ajax.

Napoli

Në grupin C, pasi Interi blindoi vendin e dytë, Barcelona ishte e pamotivuar në ndaj Bayern Munchen, me bavarezët që korrën sukses 0-2 ndaj tyre. Kësisoj, ekipi i Xavit është i detyruar të luajë në Europa League në vijim.

Ccc

Në grupin B, Atletico Madrid ishte e dënuar të merrte 3 pikët për të qenë në garë për të kaluar tutje, por ekipi i Simeones barazoi 2-2 ndaj Leverkusen dhe zyrtarisht është jashtë kompeticionit më të madh për klube pasi ka grumbulluar 5 pikë, 4 më pak se Porto e vendit të dytë dhe 5 më pak se Club Brugge.

Related posts

Marotta harron penalltinë e eliminimit: Real Madridi, skuadra më e fortë në botë

Sadik.Autor

Dy SUPERSFIDA për ditën e sotme në Superligë, zbuloni skuadrat që zbresin në fushën e blertë

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Mercedes po fshihet, mbetet ende makina më e mirë

Delo.autor

Leave a Comment