Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Besnikëri dhe ulje rroge, ylli i Gjermanisë nuk e tradhton ekipin edhe pas rënies nga kategoria

Lewis Holtby do të qëndrojë me ekipin e porsa-rënë në kategorinë e dytë Hamburger SV. Këtë e ka konfirmuar klubi të enjten.

Mesufhsori, i cili ka që prej 2014 që luan për klubin e veriut të Gjermanisë, ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor të 2019.

“Për mua ishte e qartë se doja të qëndroja te Hamburg. Javët e fundit kanë qenë të vështira, por jemi bashkuar akoma më tepër si ekip bashkë me tifozët.

“Kam jetuar emocione të mëdha me këtë klub në dy vitet e fundit dhe këtë gjë dua ta bëj edhe në të ardhmen,” komenton Holtby.

Ai ka sakrifikuar edhe rrogën e tij për të qëndruar te HSV. Nga 3.5 milionë euro që merrte në Bundesliga, ai do të fitojë 2 milionë euro në kategorinë e dytë.

Ai pritet të jetë ylli i ekipit nën drejtimin e trajnerit Christian Titz. Tani pritet të finalizohet edhe transferimi i Aaron Hunt, një tjetër lojtar i rëndësishëm i klubit.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Çinari gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet. “Bardheblutë” kërkojnë… (VIDEO)

Delo.autor

Botërori 2018/ Joe Hart pëson një zhgënjim të madh

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Lazio del zbuluar, “zyrtarizojnë” si lojtarë të rinj Elseid Hysajn dhe…

Delo.autor

Leave a Comment